Aristidi Kolaj ndryshon zyrtarisht ekip, por mbetet në Itali

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lojtari shqiptar Aristidi Kolaj ka ndërruar ekip, por vazhdon të mbetet në Itali. Sulmuesi 23-vjeçar ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij me klubin e Pescaras që militon në Serie C.

Ka qenë vetë klubi i Pescarës që ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se Kolaj është blerë nga Pescara, ndërsa më parë është aktivizuar me ekipin e Alessandrias.

Kolaj, i lindur në Itali ka zhvilluar edhe tetë ndeshje me kombëtaren e 21-vjeçarëve të Shqipërisë. 23-vjeçari ka qenë më parë edhe pjesë e ekipi të moshave të Sassuolos. /oversport.tv

Foto: Pescara Calcio, Twitter

You may also like