Arjanit Hoxha duke treguar arsyen se përse ka vendosur të formojë parti politike, tha se ikja nga skena politike do të ishte një tradhti ndaj atyre që të mbështesin me vite.
“Çështja e dytë ishte rrëshqitja e asaj që po ndodh në opozitë. Ju e shihni se çfarë po ndodh. Vetëm shiheni fotografinë e fundit të bllokut opozitar dhe aktorëve që janë në një tavolinë dhe fjalëve që i kanë thënë prej vitit 2016 e këndej dhe ju do ta keni të qartë se përse nuk e shoh vetën në tavolinë. Aty ka gjithçka përpos ideal”, u shpreh Arjanit Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike Evropiane.
Hoxha tha se këta pas zgjedhjeve do të përçahen të parët për interes.
“Duke tentuar që kush ta kalon njëri tjetrin për tu kyçur në Qeveri. Nuk ka çka të them kur fotografia, kur e shihni se çfarë nuk than mes vete, çfarë tradhti kanë ndodhur jo njëherë disa herë, çfarë akuza kanë ndodhur, ndërsa keni njerëz që nuk flasin për shkak të atyre aktorëve politik, mendoj se kjo është arsyeja që nuk kishte vend për mentalitetin tim politik”, tha Hoxha.
Ai tha se është i bindur se 50% të komunikatave të opozitës janë të shkruar në shtabin e OBRM-PDUKM-së.
Arjanit Hoxha nuk e përjashtoi që partia e tij të bëj koalicion me Aleancën për Shqiptarët dhe me BDI-në.