Arijan Ademi nuk do të jetë më pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut – Shqip

by admin
Spread the love

Futbollisti shqiptar Arijan Ademi përfundimisht i jep fund karrierës si anëtar I reprezentacionit të Maqedonisë së veriut. Lajmin për largimin nga reprezentacioni i vendit e ka dhënë seleksionuesi Bllagoja Milevski në një intervistë të publikuar nga Federata e futbollit të Maqedonisë.

“Veçanërisht më vjen keq për mungesën e Arijan Ademit, i cili për arsye personale vendosi t’i japë fund karrierës së tij në përfaqësuese. Kam pasur një bisedë me Arijanin. Do të na mungojë edhe si njeri edhe si futbollist. Ai është kategorik në vendimin e tij. Ai ndjen se ky është momenti për përfundimin e paraqitjeve të tij në përfaqësuese dhe ne nuk do të llogarisim tek ai. Të gjithë duhet të shprehim mirënjohje për kontributin e tij për Maqedoninë dhe për futbollin tonë në përgjithësi”, ka thënë Milevski.

Kujtojmë se përfaqësuesja e Maqedonisë këtë muaj do të luaj dy ndeshje kontrolluese në Antalia të Turqisë ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi./Klan News

You may also like