Arifi dhe Kasami në raundin e dytë për Tetovën, Taravari prin në Gostivar, por gara me Bejtën vazhdon

by admin
Spread the love

Gara më e ashpër në raundin e dytë në bllokun shqiptarë padyshim që do të jetë në qytetin e Tetovës. Rezultatet në rrethin e parë nxjerrin Teuta Arifin fituese me 11 138 vota, ndërsa Bilall Kasami i lëvizjes Besa ka marrë 10 496 vota. Pritet të shihet në raundin e dytë ka do orientohen votat e LSDM-së dhe PDSH-së. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Tetovë arritën të marrin vetëm 6165 vota.

“Bashkimi Demokratik për Integrim udhëheq dukshëm në komunën e Tetovës”.
Ndërsa kandidati i lëvizjes Besa Bilall Kasami festoi në sheshin “Iliria” duke thënë se ai do të jetë kryetar i ardhshëm I komunës së Tetovës.

“Atë që ne e thanë ishim e vetmja parti që nuk bëmë koalicion shkuam në koalicion me popullin Tetovarët e pranuan këtë koalicion edhe e dhanë verediktin e tyre në raundin e dytë primare do të jetë koalicionin me Tetovarët a marrë parasysh a janë të Bashkimi Demokratik për Integrim a janë të Aleancën a janë të PDSH-së a janë të VMRO-së apo janë të LSDM-së.”

Në Gostivar për vetëm 0.30 % të votimeve do të ketë rreth të dytë. Atje prijnë Arben Taravari nga koalicioni ASH-AA.

“Ajo çka është se kemi 55 % të trupit votues kalojmë nga raundi parë shpresoj që BDI mos bëjnë ndonjë falcifikim apo në komisionin komunal zgjedhor dhe ua uroj të gjithë gostivarasve këto zgjedhje edhe pse komplet aparatin shtetëror e kishim sot në Gostivar edhe përkundër presionit që kanë bërë partitë në pushtet kaluam bindshëm jo me 50 % por me 55 %.”

Bashkimi Demokratik për Integrim në raund të dytë shkon në Zhelinë si fitues me lëvizjen Besa, ndërsa BDI dhe ASH në raund të dytë do të përballen në Bogovinë, Vrapçishtë si dhe në komunën e Tearcës.

Lajme interesante

You may also like