ARGJENTINË – Ultraliberali Milei fiton zgjedhjet presidenciale 

by admin
Spread the love

BUENOS AIRES, 20 nentor /ATSH-DPA/- Ultraliberali, i vetëquajtur anarko-kapitalist, Javier Milei ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Argjentinë.

Kandidati i qeverisë Sergio Massa tha dje në mbrëmje se ai kishte humbur kundrejt rivalit te tij Milei.

”I urova fat Javier Milei, presidentit që shumica e argjentinasve zgjodhën për katër vitet e ardhshme”, tha ministri në detyrë i Ekonomisë në media sociale.

Me 99% të votave të numëruara, Milei ishte shumë përpara me 55,70% kundrejt Massa me 44,29%.

Milei ka premtuar një kthesë radikale ne ekonomi.

Ai dëshiron të prezantojë dollarin amerikan si kurs ligjor, të shfuqizojë Bankën Qendrore dhe shumë ministri dhe të shkurtojë shpenzimet sociale./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like