ARGJENTINË – Presidenti i ri Milei përgjysmon numrin e ministrive

by admin
Spread the love

BUENOS AIRES, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i ri i Argjentinës, Javier Milei ka përgjysmuar numrin e ministrive qeveritarë, duke mbajtur një premtim të dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

“Ky shkurtim ishte i nevojshëm për të racionalizuar veprimet e shtetit-komb dhe për t’i bërë ato më efikase”, tha një njoftim i qeverisë.

Milei nënshkroi dje dekretin pasi u betua si president në një ceremoni të Buenos Aires ku morën pjesë një mori liderësh botërorë.

Numri i ministrive do të zvogëlohet nga 18 në nëntë.

Gjithashtu, u krijua një Ministri e re e Kapitalit Njerëzor që kombinon ministritë e ashpra të zhvillimit social, shëndetësisë, punës dhe arsimit

Ish Ministria e Grave, Gjinisë dhe Diversitetit tani është në varësi të Ministrisë së Kapitalit Njerëzor.

Ministria e Drejtësisë dhe e të Drejtave të Njeriut tashmë do të quhet vetëm Ministria e Drejtësisë, një riemërtim që gazeta “Pagina 12” e quajti “një mesazh të qartë simboliko-politik që i qëndron besnik diskursit mohues për krimet e kryera nga diktatura.

E diela shënoi 40 vjetorin e kthimit të Argjentinës në demokraci pas diktaturës ushtarake.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like