Argjentina thellon avantazhin, më pranë Kupës së Botës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Argjentinë-Francë është finalja e madhe e Kupës së Botës në Katar teksa të dyja kombëtaret do të synojnë trofeun e tretë në histori.

Argjentina ka kaluar në avantazh ndaj Francës, me një penallti të debutuar nga Messi.

Pak minuta më vonë, Argjentina i afrohet më vonë kupës, me golin e Di Marias.

Argjentinë-Francë është finalja e madhe e Kupës së Botës në Katar. Të dyja kombëtaret synojnë trofeun e tretë në histori. Trajnerët Lionel Scaloni dhe Didier Deschamps zbulojnë edhe kartat teksa në fushë për Argjentinën rikthehet Angel Di Maria.

Është anësori i Juventus surpriza e madhe në formacionin e albicelesteve duke qenë se Di Maria prej kohësh ishte me probleme fizike. Ndërkohë, nuk ndryshon pjesa tjetër e lojtarëve me Otamendin dhe Romeron që konfirmohen në qendër të mbrojtjes, po ashtu edhe Fernandez me Mac Allister në fushë ndërsa në sulm Alvarez dhe sigurisht Messi.

Nga ana tjetër, Franca luan me formacionin e zakonshëm teksa Upamecano është preferuar në vend të Konate në qendër të mbrojtjes ndërsa në mesfushë Rabiot ka hedhur pas krahëve gripin dhe rikthehet titullar. Ndërkohë, në fushë është Giroud pavarësisht një goditje të marrë në gju, ndërsa Griezmann, Dembele dhe Mbappe janë në mbështetje të sulmuesit veteran.

 


Top Channel

You may also like