Argjendarja e parë në Ferizaj me gurë të rrallë që ndihmojnë në gjendjen shëndetësore (VIDEO)

by admin
Spread the love

Dashuria për stolitë i lindi qysh e re në moshë, kur ajo në kohë të lirë rregullonte varëse me rruaza me familjarët e saj. Belgyzare Tusha – Statovci tashmë ka një karrierë prej 25 vitesh si argjendare. Ajo në fillimet e saj ishte femra e parë në Ferizaj që punonte me stoli argjendi, e kjo nuk ishte fare e lehtë. Për një femër të kyçur në biznes, asokohe përballja me shumë sfida ishte gjithmonë e pranishme.

“Karrierën time si argjendare e kam fillu qysh nga viti 1996, megjithëse unë kam punuar si instruktore e artizanateve. Kam punuar në Kaçanik, pastaj kur mbetëm pa punë, djali hallës ma mundësoi të vi të punoj këtu, megjithëse vetveten e ndjeva shumë të kënaqur. Prapëseprapë, nuk mungonte edhe frika pasi si argjendare, puna më e vështirë. Të punosh argjendare duhej bërë edhe sgitje por edhe blerje, e kjo për mua ishte pak e vështirë, pasi nuk e kisha guximin e duhur. Mirëpo me kalimin e kohës, me zellin tim të punës pasi e doja dhe më pëlqente ky profesion, e mora shumë me kujdes dhe shumë kam qenë e kënaqur. Gjithashtu edhe klientët kanë qenë shumë të kënaqur me punën dhe me mikpritjen që ua kam ofruar. Edhe sot nuk kam kurrfarë problemi, e ndjej veten se i kam përmbushur parashikimet dhe jam e afërt me klientët. Megjithëse, atëbotë ishte e vështirë të punosh si femër, oshte koha e regjimit serb, kishte shumë kontrolle të shpeshta këtu në argjendari. Duhej të përcillej gjendja për çdo ditë. Për çdo mbrëmje e linim gati mallin, plus ishte problem se ishte koha më e frikshme nëse do të gaboja diçka. Kur vinin të shisnin mall, kishte lloj-lloj ari dhe duhej përcjellur çdo veprom. Kishte ari tetë karat, katërmbëdhjetë, kishte ari të mirë, të dobët dhe unë frikësohesha nëse do të bleja ari të dobët e do ta paguja si ari të vlefshëme të mirë. Mirëpo, i rash në fije asaj pune”, thotë për TV Liria, argjendarja e parë në Ferizaj, Belgyzare Tusha – Statovci.

Argjendarja feruzajase ka treguar edhe për kërkesat më të shumta të stolive që në ditët e sotme kërkohen nga vajzat e reja. Por ajo kthehet edhe në kohë dhe përmendi edhe stolitë që prej kohës kur ajo punon, edhe sot vazhdojnë të jenë trend. “Kërkesat më të shpeshta të të rinjve janë unazat, vathët, ndonjë gjë për dhurata, ndërsa kërkesat e mëhershme ishin lirat, pesëlirshat. Këto edhe gjithnjjë janë në trend dhe besoj se çdoherë do të vazhdojnë të jenë. Po punojmë, momentalisht jam duke punuar me perla apo inxhi, tash ato janë në trend më shumë. I bëjmë me porosi, sivjet kam pasur bukur mirë punë, kam qenë e kënaqur me punën që e kam bë edhe vazhdoj edhe më tej së bashku me bashkëshortin dhe me djalin, me kërkesat e nevojshme”, vazhdon më tej argjendarja për TV Liria, transmeton portali Shtegu.

Zonja Tusha ka shprehur edhe shqetësimin e saj për ngritjen e çmimeve që e ka prekur edhe sektorin e stolive prej floriri. “Ngritja e çmimeve shkonë në bazë të borzës, e te ne nuk ka çmim oërkatës ashtu siç duma ta vendosim, prandaj bazohemi në bazë të borzës. Megjithëse tani tregu është përzier, nuk është tregu si më herët, sepse ka pasur kontrolle më të shpeshta, tregu ka qenë më i pastër”, përfundon Belgyzare Tusha – Statovci.

Përpos stolive të bukura dhe unike, karakteristikë ishte edhe shumëllojshmëria e gurëve që kjo zonjë mban në argjendarinë e saj. Ajo ka treguar se klientët mund të dekorojnë stolitë me gurë që bazohen në shenja horoskopi. Por jo vetëm kaq, ajo mban edhe gurë që lidhen me shëndetin e njeriut dhe gurë thuhet se janë me efekt të qetësimit të nervit të njeriut. Gurë këta që rrallë mund të gjenden.

You may also like