Arditi ‘shokon’ banorët, zbulon se Graniti ka një lidhje jashtë shtëpisë – Shqip

by admin
Spread the love

19:08 | 3 Nentor 2021

Arditi ishte ai i cili i zbuloi lidhjen e Granitit.

Marrëdhënia e tij me Fifin dhe banorët e tjerë ishte gjëja që u diskutua gjithë mbasditen e sotme.

Gjatë kësaj përballje Graniti rikujtoi për banorët se është i dashuruar me ish-partneren e tij dhe se çdo ngjarje e ndodhur ishte për të mos mërzitur Fifin.

Pas këtij debati, ka qenë Arditi i cili deklaroi se si pasojë e njohjes së mëparshme të Granitit ka informacione se ai është në një lidhje jashtë shtëpisë.

“Unë me aq sa e njoh di që është në një lidhje jashtë, dhe mendoj se prej kësaj kanë ardhur dhe gjithë gjërat e tjera“, tha ai.

I pyetur nga banorët se pse nuk e ndihmoi Fifin për t’ja sqaruar këtë gjë, ai u përgjigj, “Nuk ishte përgjegjësia e ime, nuk mund të flas për njerëz të tretë. Me aq sa e njoh Granitin këtë informacion kam, qofsha i gabuar”.

You may also like