Ardit Deliu e mbyll me Laçin, gati për një aventurë jashtë shtetit

by admin
Spread the love

Aventura e Ardit Deliut te Laçi ka përfunduar. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë lojtari nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Instagram ku ka publikuar edhe një shkrim lamtumire për tifozët dhe shokët e tij të ekipit.

“Faleminderit. Mendoj se nuk ka mënyrë tjetër për të filluar këtë post. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre 4 viteve. Faleminderit tifozëve laçian për mbështetjen e pakursyer çdo ndeshje.

Faleminderit trajnerëve që kanë dhënë gjithmonë maksimumin për të më ndihmuar të përmirësohem. Faleminderit shokëve të ekipit, nga viti i parë tek i fundit.

Faleminderit presidentit dhe drejtuesve të klubit. Natyrisht, falënderoj familjen time dhe miqtë e mi që më kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë ta bëjnë edhe në aventurën time të radhës. Me respekt , Ardit Deliu”, shkruhej në postimin e mesfushori kurbinas. /oversport.tv

You may also like