Ardian Bajami: Luajmë në klube të mëdha, kemi cilësi dhe potencial

by admin
Spread the love

Ardian Bajrami, futbollist i Benfikës, dhuroi një paraqitje të mirë përballë Armenisë. Në intervistën pas ndeshjes, deklaroi:

Ishte një ndeshje e mirë juaja, mendon se në aspektin personal të ndihmon në kombëtare…

Kështu fitojmë më vetëbesim, integrohemi te grupi, na ndihmojnë gjithmonë.

Beson se ky grup ka potencial për të ndërtuar një skuadër më të fortë?

Besoj se po, po luajmë te klube të mëdha, si Broja, Asllani, Bajrami dhe unë te Benfika, kemi cilësi dhe potencial.

Përplasja në fushë ka lënë pasoja? Si ndiheni?

Jam shumë mirë, ndihem mirë, nuk kam asnjë problem.

Rivaliteti në mbrojtje është i madh me Gjimshiti dhe Ismajli….

Duhet të jap gjithmonë maksimumin, të tregoj në stërvitje se jam gati. Kemi cilësi në kombëtare, duhet të punojmë fort./ Super Sport


Top Channel

You may also like