Arbitëri nga Azerbejxhani Elchin Masiyev do të ndajë drejtësi në ndeshjen Zhalgiris – Struga Trim Lum – Shqip

by admin
Spread the love

Ndeshja e raundit të parë në Ligën e kampionëve mes kampionitt të Lituanis, Zhalgiris dhe kampionit të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum që do të  zhvillohet më 11 korrik, në stadiumin LFF të Vilnusit. Ndërsa tani më janë publikuar edhe emrat e arbitave që do të ndajnë drejtësi. Kështu takimin Zhalgiris – Struga Trim Lum do ta drejtojnë  treshi i arbitarve nga Azerbejxhani, me në krye Elchin Masiyev, me ndihmësit Elshad Abdullayev dhe Parvin Talibov. Arbiter 31 vjeçar Masiyev deri më tani ka ndarë drejtësi në tri ndeshje ndërkombëtare , edhe atë dy në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Konferencës dhe një tjetër në kuadër të grupeve të këtij kompeticioni.

Kujtomë se Struga Trim Lum vijon përgatitjet intensive pë ndeshjen e pare që do të zhvillohet më 11 korrik në Vilnus. Struganët  që drejtohen nga  trajneri Shpëtim Duro  deri më tani  kanë zhvilluar  dy  ndeshje kontrolluese me kampionin e Kosovës FC Ballkani më 23 qershor në Ohër (2-2) dhe me kampionin e Shqipërisë, KF Partizani  në Pgradec, të premten (0-1) , ndërsa në plan kanë edhe një ndeshje me ekipin e Tiranës më 5 korrik në stadiumin Pogradecit.  /KlanMacedonia/

You may also like