Araujo flet për duelin me PSG-në: Mbape është i rrezikshëm, të çekuilibron në duelet një për një

by admin
Spread the love

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo ka analizuar shortin e çerekfinaleve të Championsit, ku do të përballen me PSG-në. 25-vjeçari u shpreh se Mbape është një lojtar i madh dhe se do mundohet ti kundërpërgjigjet me futboll të mirë.

“Kilian Mbape është një lojtar i madh, më i rrezikshmi në duelet një për një. Ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për ta. Ende nuk e di se çfarë pozicioni do të luajë. Ne e dimë cilësinë që ka. Ata gjithashtu kanë Ousmane Dembele, i cili më parë ishte te Barcelona dhe është shumë i mirë në luftën një-për-një. Ne do të mundohemi t’i përgjigjemi individualiteteve të tyre, me futbollin tonë”, tha ai duke folur për mikrofonat e “TV3”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like