Arapi: Rezultat i drejtë, por viza te goli i Jazxhi mund të vihet si të duan

by admin
Spread the love

Teuta barazoi në shtëpi kundër Skënderbeut. Në fund Jazxhi shënoi një gol, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje. Ai episod është komentuar edhe nga trajneri Renato Arapi.

“Ishte një rezultat i drejtë, edhe pse nuk e kam parë akoma momentin e golit. Kur e sheh tani duket sikur është ‘off-side’, por me këto pamje që kemi nuk e shikojmë dot aq mirë, vija mund të vihet si të duhet”, tha tekniku.

Më tej në Supersport Arapi shtoi: “Ishim përgatitur për të fituar, por ndikon edhe ana psikologjike dhe ndjenja e mosbesimit. Duhet të jemi më të shpejtë në veprimet sulmuese dhe në pasime, akoma nuk jemi përmirësuar siç duhet”.

“E dinim që do kishim përballë një ekip që nuk kishte çfarë të humbiste. Një nga pikat tona më të dobëta ka qenë pësimi i golave, por nuk ishim përgatitur për t’u ruajtur dhe për të qëndruar mbrapa”, përfundoi Arapi. / oversport.tv

You may also like