Arapi: Një gol i pësuar shpejt ndikon shumë, kemi nevojë për lojtarë

by admin
Spread the love

Trajneri i Teutës, Renato Arapi ka komentuar në “Ti Bo Gol” humbjen përballë Laçit në ndeshjen e parë të durrsakëve në kampionat.

“Normalisht sot u përballëm edhe më një situatë jo të zakontë. Disa nga lojtarët e afruar nuk mund të luanin për shkak të dokumentacionit dhe ndryshuam shumë gjëra. Fillimi i lojës nuk ishte i mirë, sidomos pjesa e parë. Një gol i pësuar shpejt ndikon shumë.

Në pjesën e dytë luajtëm mirë dhe shpresojmë që në javët në vazhdim të luajnë edhe lojtarët e afruar.

Teuta duhet të niset nga java e ardhshme. Sidomos kur kemi lojtarë të rinj. Duhet të kemi agresivitetin e duhur sepse kampionati është shumë i luftuar. Duhet të ecin ndeshje pas ndeshjeje.

Po normalisht unë dua që nga ana psikologjike të ngrija lojtarët. U munduam që edhe mesfushorët  e krahut të merreshin më shumë me markim me mbrojtësat e Laçit. Tentuam edhe topin e gjatë drejt Oshafit sepse fusha e Laçit ka përmasa më të vogla dhe është e vështirë të lozësh me topin.

Në këtë situatë që jemi kemi nevojë për lojtarë, por këto janë gjëra që i takojnë klubit. Ne kemi kohë që punojmë me djem të rinj, por siç e dimë duhet edhe eksperiencë në kampionatin shqiptar pasi bëhet shumë e vështirë.

Unë besoj që javët e ardhshme do të bëjmë akoma më mirë sepse janë disa lojtarë që janë afruar dhe nuk i kishim në dispozicion sot”, ka thënë trajneri i Teutës, Arapi. / Oversport.tv

You may also like