Arapi: Një fitore e rëndësishme, të përmirësohemi nga java në javë

by admin
Spread the love

Teuta ka marrë një fitore të çmuar 1-0 në transfertë përballë Laçit dhe falë këtij suksesi i është larguar zonës së ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore. Rubin Hebaj ka vulosur këtë sukses të durrsakëve, duke qetësuar disi skuadrën e drejtuar nga Renato Arapi.

Tekniku i Teutës ka komentuar suksesin e sotëm në emisionin “Gol pas Goli” ku mes të tjerash tha:

“Kishim besim, edhe pse e dinim se ishte fushë e vështirë, edhe sepse Laçi vinte nga katër rezultate negative. Të përmirësohemi nga java në javë, pikët janë shumë të rëndësishme .

Vinim nga një gjendje psikologjike jo e mirë. Punuam shumë edhe në goditjet standarte, që shënuam. Fushë e vështirë, Laçi ka cilësi, ishte e vështirë, por përgëzoj djemtë, ata treguan angazhim maksimal.

Kemi punuar edhe për fazën e mbrojtjes. Patëm edhe sot probleme, sidomos te mbulimet e sulmuesve kundërshtarë, kështu që duhet të vazhdojmë të punojmë”. / Oversport.tv

You may also like