Arapi: Goditjet e arbitrave ndikojnë, goli i Skukës i parregullt

by admin
Spread the love

 

Teuta u mposht nga Partizani dhe trajneri Renato Arapi pas ndeshjes deklaroi: “Deri në momentin që pësuam golin, ekipi i Partizanit nuk kishte krijuar asnjë rast.

Nëse nuk do quhej gol i rregullt ai gol, tani do të flisnim ndryshe. Forca jonë reale kjo është, do mundohemi të marrim maksimumin me këto mundësi që kemi”.

“Po kalojmë gjendje jo të mirë, por ndikojnë te morali edhe goditjet e arbitrave. Në pjesën e dytë nuk ishim efikas. I qëndroj mendimit që goli i Skukës ishte ‘offside’. Nuk ka rëndësi se kush e devijon topin”, tha Arapi në Supersport.

“Edhe sikur ta ketë prekur përsëri Lorenco, është ‘offside’. Nuk është e qëllimshme, kur është dyluftim patjetër që është offside. Ishte detyra e Grudës për topin e kthyer, ishte një moment që nuk kishim vëmendje”. / oversport.tv

You may also like