Arabia Saudite tundon Ançelotin, Davide i thotë ”jo” ofertës marramendëse

by admin
Spread the love

Arabia Saudite ka hedhur sytë nga familja Ançeloti dhe një ofertë marramendëse i ka ardhur pjesëtarit të stafit teknik të Real Madrid për të marrë drejtimin e një klubi në Lindjen e Mesme. Nuk bëhet fjalë për Karlon, i blinduar tashmë nga Real Madrid, por djalin e tij, Davide.

Ky i fundit është zëvendëstrajner te madrilenët, duke qenë prej vitesh krahu i djathtë i teknikut italian në aventurat e tij në pankina të ndryshme. Pikërisht eksperienca që ka bërë ai përkrah një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit botëror ka shtyrë një klub të paidentifikuar nga Arabia Saudite që t’i bëjë një ofertë shumë tunduese, me një rrogë shumë të lartë.

Por sipas “AS”, Davide ka refuzuar ofertën në fjalë, duke vendosur që të qëndrojë përsëri nën urdhrat e të atit, duke drejtuar Realin. Meqë është vetëm 34-vjeçar, ai e ka parë më të arsyeshme që të vazhdonte përkrah “Don Karlos” derisa ky i fundit të mbyllë karrierën e tij në pankina, i bindur se më pas do të ketë kohën e mjaftueshme për të qenë vetë trajner i parë në klube të njohura.

PANORAMASPORT.AL

You may also like