Aplikoni deri të martën për ndihmë financiare për nxënësit – Shqip

by admin
Spread the love

Prindërit të cilët i kanë fëmijët e tyre nxënës në shkolla fillore dhe të mesme, deri të martën mund të aplikojnë për të marrë ndihmë shtetërore.

Siç ka njoftuar Ministria e Arsimit, këtë të drejtë e kanë prindërit, familjet e të cilave, nuk kanë të ardhura mujore më shumë se 50 mijë denarë.

Nga ministria kanë shpjeguar se të drejtën e aplikimit, këtë radhë nuk e kanë vetëm familjet të cilat kanë arritur të aplikojnë në muajin dhjetor.

Të drejtën e ndihmës e kanë vetëm fëmijët që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa prindërit aplikojnë në shkollën ku është regjistruar nxënësit./KlanMacedonia

You may also like