‘Anxhela Peristerin e dua shumë’, G-Bani flet për bashkëpunimin që risolli këngën ‘Të dua’: Ja si e priti ‘Crazy Girl’

by admin
Spread the love

Reperi i njohur shqiptar G-Bani risolli së fundmi këngën ‘Të dua’, një hit i 2006 që vazhdon të dëgjohet ende sot e kësaj dite. Kësaj radhe, G-Bani vjen në bashkëpunim me këngëtaren Anxhela Peristeri, ndërsa ka vlerësimet më të mira për të. I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ai foli për duetin me artisten shqiptare, teksa deklaroi se ndihet mirë që kënga e tij është ribërë.

“Ndihem shumë bukur për arsye se dhe kënga megjithëse është remake është këngë e bukur dhe që nuk përcjell mesazhe agresive apo mesazhe që nuk duhen përcjellë. Është një këngë që ia vlente të ribëhej dhe është bërë me një artiste të cilën unë e dua shumë. 

Është ai kompletimi i elementit mashkullor me elementin femëror. Anxhela plotësoi elementin femëror gjithçka me zërin dhe me prezencën. Sigurisht që kur do të bësh një rikthim në treg, unë këngë ‘rap’ të egra bëj por ideja është që të futesh në treg duhet këngë komerciale në bashkëpunim me artiste femra kështu që Anxhela e ka këtë veti edhe e plotësoi.

Që të jem i sinqertë kam preferuar të mos t’ia “ul kokën” këtyre artistëve që kanë dalë mbrapa meje por dhe të atyre që nuk kanë respektin e duhur. Kështu që e vlerësoj kur artisti me të cilin do bashkëpunoj më sillet me respekt, e vlerësoj shumë dhe i shikoj shumë këto detajet e vogla. Besoj është e rendësishme”- tha G-Bani, i cili foli gjithashtu edhe për Crazy Girl, me të cilën e ka sjellë fillimisht këtë duet.

“Kam shumë dëshirë të përgjigjem, por nuk dua t’i jap më shumë rëndësi kësaj teme sepse duket sikur është më shumë se ç’është. Nuk është se kam marrë ‘feed back’ pozitiv nga ajo, kërkoj ndjesë por do mjaftohem më këtë përgjigje. Nuk është se kam marrë përgjigje pozitive. 

The post ‘Anxhela Peristerin e dua shumë’, G-Bani flet për bashkëpunimin që risolli këngën ‘Të dua’: Ja si e priti ‘Crazy Girl’ appeared first on Telemedia.

You may also like