Anna Gjebrea prezanton klipin e saj të parë para Shqipërisë dhe shpejt para gjithë Europës

by admin
Spread the love

Anna Gjebrea talentin e ka në gjak dhe këtu nuk e kemi fjalën veç për zërin melodioz, por edhe për energjinë dhe çiltërsinë para kamerave. Pa droje, me gëzimin e një fëmije që pak nga pak po prek ëndrrat e saj, Anna i tregoi Shqipërisë klipin e saj të parë muzikor me këngën që e bëri fituese të ‘Junior Fest Albania’. Ky klip do përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision Junior 2021’.

‘Stand by you’, është këngë në shqip, xhiruar këtu, me energjinë e rinisë shqiptare që do përfaqësohet nga Anna.

Me seriozitetin e një të rrituri dhe dashurine e pasionin e hapave të parë të punë, këngëtarja e vogël i premton shumë artit dhe muzikës së mirë në vend./revistawho.com

You may also like