Anketa e fundit. Ali Ahmeti lideri më i besueshëm, BDI-ja bindshëm e para tek shqiptarët (FOTO)

by admin
Spread the love

Bashkimi Demokratik për Integrim, vazhdon të jetë partia e parë në kampin politik shqiptarë dhe lideri I sajë, Ali Ahmeti vazhdon të jetë lideri më i besueshëm për shqiptarët në RMV.

Këtë konkluzion e konfirmon anketa e fundit e realizuar nga portal në gjuhën maqedonase, mkd.mk.

Sipas kësaj ankete, Bashkimi Demokratik për Integrim është e para në kampin politik shqiptarë me 9.2% të votave, në rast se zgjedhjet do të mbaheshin nesër.

Pas BDI-së, si parti e dytë renditet, Aleanca për Shqiptarët me 3.5%, Besa me 2.5%, Alternativa me 0.7% dhe PDSH-ja gjithashtu me 0.7%.

Sipas anketës së realizuar, lideri politik më i besueshëm tek shqiptarët, është kreu i integristëve, Ali Ahmeti.

Sipas anketës, Ali Ahmeti me 5.9%, bindshëm është para Selës, Taravarit, Kasamit, Apasievit, Gruevskit e të gith liderëve të tjerë politik.

Sa i përket partive maqedonase, sipas anketës, VMRO-ja është e para, LSDM-ja e dyta.

Por një fakt që sqarohet në anketë është se për partinë e Mickoskit nuk do të votonte asnjë shqiptarë.

You may also like