ANKARA – Turqia godet militantët kurdë në Irak dhe Siri pas vdekjes së 9 ushtarëve

by admin
Spread the love



ANKARA, 13 janar /ATSH-DPA/ – Sulmet ajrore turke shkatërruan 29 pozicione të dyshuara të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irak dhe Sirinë veriore, deklaroi ministria turke e Mbrojtjes.

Ministria, në një deklaratë, tha se kishte “neutralizuar” 20 militantë në Irakun verior, duke përdorur një term që përdoret shpesh për t’iu referuar militantëve të vrarë ose të kapur”.

Sulmet vijnë pasi përleshjet me militantët e PKK vranë të paktën nëntë ushtarë turq në Irakun verior të premten. Të paktën katër ushtarë u plagosën pasi PKK shënjestroi një bazë ushtarake.

”Gjatë natës, gjithsej 113 të dyshuar të akuzuar për lidhje me PKK-në u arrestuan në bastisje në 32 qytete dhe provinca turke, theksoi ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya në X. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakIntegrimi në BE, Rama: Sfidë, rezistenca dhe aftësimi i sektorit privat


You may also like