ANKARA – Turqia do të përdorë Konventën e Montreux-it për të parandaluar përshkallëzimin e luftës së Ukrainës

by admin
Spread the love

ANKARA, 28 shkurt /ATSH-AA/-Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi sot se vendi i tij do të përdorë autoritetin e saj mbi ngushticat turke sipas Konventës së Montreux-it të vitit 1936 për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës Rusi-Ukrainë.

Sipas konventës, Turqia mund të ndalojë anijet luftarake të huaja të kalojnë nëpër ngushticat turke gjatë një lufte.

“Turqia ka përmbushur në mënyrë rigoroze përgjegjësitë e saj në kuadër të kornizës së institucioneve dhe aleancave me të cilat është e përfshirë, veçanërisht OKB-së, NATO-s dhe BE-së”, tha Erdoğan pas kryesimit të një takimi të kabinetit në Ankara, ku foli rreth luftës së qeverisë dhe popullit të Ukrainës, duke e quajtur të papranueshëm sulmin rus ndaj Ukrainës.

Presidenti turk po ashtu vlerësoi dialogun midis Turqisë dhe Ukrainës, duke theksuar se, kurrë nuk është vonë për t’u angazhuar në negociata me mirëbesim dhe përparim për të gjitha çështjet në mënyrë paqësore.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës të enjten e kaluar, ajo është pritur me kritika nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa BE-ja, Britania e Madhe dhe SHBA-ja po zbatojnë një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës, në këtë luftë, mbi 350 civilë kanë vdekur dhe mbi 1 600 janë plagosur.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like