ANKARA – Fidan: Turqia e gatshme të presë negociatat e paqes midis Moskës dhe Kievit 

by admin
Spread the love



STAMBOLL, 7 nëntor /ATSH-ANSA/ – Turqia do të vazhdojë të bëjë më të mirën për të vendosur paqen midis Moskës dhe Kievit dhe është gati të presë negociatat nëse palët janë të gatshme, tha ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Deklarata e Fidan erdhi gjatë një takimi me homologun e tij bjellorus, Serghei Aleinik, i cili ishte për vizitë në Ankara.

Sipas CNNTurk, gjatë takimit Fidan rikonfirmoi se Turqia kërkon dhënien fund të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Zgjatja e luftës ka efekte negative si në nivel rajonal ashtu edhe në atë global”, theksoi ministri i Jashtëm turk, Fidan.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakOpozita bllokon punimet te komisionet e Medias dhe Sigurisë, do të zhvillohen online


You may also like