ANKARA – Erdogan: Zelensky dhe Putin optimistë për një takim në Turqi

by admin
Spread the love

ANKARA, 1 prill /ATSH-ANSA/- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se kreu i shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij rus Vladimir Putin e shohin me pozitivitet një takim të mundshëm në Turqi.

“Do do të ishim të kënaqur të organizonim këtë samit”, tha presidenti turk, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.

“Shpresoj se këto zhvillime negative mund të çojnë në diçka pozitive”, tha Erdogan duke iu referuar takimit të mundshëm mes dy presidentëve në Turqi.

Lideri turk ka planifikuar sot pasdite një bisedë telefonike me Putinin, ndërsa dje në mbrëmje bisedoi me homologun ukrainas Zelensky. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like