ANKARA – Blinken takohet me homologun turk për të diskutuar luftën në Gaza

by admin
Spread the love



STAMBOLL, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka takuar homologun e tij turk Hakan Fidan në Ankara për të diskutuar luftën në Gaza.

Sipas agjencisë së lajmeve AA, dy ministrat e shteteve të NATO-s u takuan sot në Ankara, pa asnjë plan për një konferencë të mëvonshme për shtyp.

Blinken nuk pritet të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili kohët e fundit dënoi veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës duke i përshkruar si një “krim kundër njerëzimit”.

Izraeli ka bombarduar rëndë Rripin e Gazës që nga sulmet terroriste të Hamasit të 7 tetorit dhe thotë se trupat e tij tani kanë rrethuar qytetin e Gazës.

Turneu i Blinken ka përfshirë bisedime në Izrael, Jordani dhe Irak.

Në Izrael, Blinken premtoi mbështetjen e vendosur të Uashingtonit për Izraelin, ndërsa tha se ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë në Gaza./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNdërpritet puna tek Komisioni i Ligjeve, Bushka: Mbledhja në këto kushte e pamundur


You may also like