Ankandi për fanellën e “Dorës së Zotit”, vajza e Maradonës: Është tjetër!

by admin
Spread the love

“Fanella e Diego Armando Maradona, që e pati veshur në ndeshjen kundër Anglisë kur bëri golin e etiketuar si “Dora e Zotit” në Botërorin e vitit 1986, pritet të shitet për 4 milionë sterlina”.

Ky lajm i dalë ka sjelle reagime dhe vajza e legjendës argjentinase të futbollit, Dalma Maradona, pretendon se shtëpia e ankandeve “Sotheby” do të nxjerrë një fanellë tjetër në shitje.

Fanella me numrin 10 që do nxirret në shitje zotërohet nga ish-mesfushori anglez, Steve Hodge, i cili ka deklaruar se e ka shkëmbyer me Maradonën pas ndeshjes së Botërorit.

Screenshot nga artikulli i The Guardian

Pretendimi i Dalma është se babai i saj ka veshur dy fanella dhe Hodge nuk ka marrë atë me të cilën Maradona i shënoi dy golat Anglisë.

“Ka dy fanella, një nga pjesa e parë dhe një nga pjesa e dytë. Ai nuk e ka atë me dy gola, por nuk mund ta thotë sepse tjetra ka shumë më tepër vlerë. Mamaja ime nuk e ka atë.

Unë e di kush e ka, por nuk dua ta them për shkak se nuk dua ta ekspozoj atë person. E vetmja gjë që mund të them është se fanella me të cilën babai im shënoi dy golat nuk del në ankand”, ka deklaruar Dalma në një radio në Argjentinë. / oversport.tv

You may also like