Anjeza Shahini feston ditëlindjen. Nuk jua merr mendja sa vjeçe mbush sot këngëtarja shqiptare

by admin
Spread the love

Një prej këngëtareve më të mira, artistja e madhe shqiptare Anjeza Shahini feston sot ditëlindjen e saj të 36-të. Edhe pse jo aktive në muzikë, Anjeza do të mbahet mend shumë gjatë nga shqiptarët.

Në vitin 2004 përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Eurovizion me këngën Imazhi Yt, dhe arriti pozicionimin më të lartë deri më sot ne këtë kompeticion.

Anjeza është larguar nga Shqipëria dhe prej shumë vitesh  këngëtarja është shpërngulur në Angli, ku jeton me bashkëshortin e saj, diplomatin anglez Paul Edward Conolly, me të cilin u martua rreth 5 vite më parë dhe në 2019 mirëpritën në jetë vajzën e tyre.

Nëse mendoni se ajo ka hequr dorë nga muzika, e keni gabim pasi këngëtarja ka treguar para pak kohësh se nuk i qëndron larg muzikës, por jep kurse për talentet e reja. Por muajt e fundit ajo ka treguar se ka ndërmend t’i rikthehet muzikës.

You may also like