Anguissa dhe Kvaratshkelia likuidojnë Torinon, Napoli ruan kreun e renditjes

by admin
Spread the love

Napoli fiton sërish në kampionatin italian dhe ruan kreun në tabelën e klasifikimit. Djemtë e Spallettit marrin fitoren e katërt radhazi në Serie A, pasi kanë mposhtur 3-1 Torinon në stadiumin “Maradona”.

Protagonisti kryesor i sfidës ka qenë Anguissa, që ka shënuar një dygolësh brenda 6 minutave në fillim të takimit. Po në pjesën e parë ka ardhur edhe goli i të zakonshmit Kvaratshkelia, që shënon pas një aksioni të bukur personal.

Sanabria shënon për miqtë në fund të pjesës së parë dhe mundohet që të fusë Torinon në lojë, por rezultati nuk ndryshon në pjesën e dytë.

Napoli ngjitet në kuotën e 20 pikëve pas këtij suksesi, ndërsa Torino mbetet në kuotën e 10 pikëve pas humbjes së tretë radhazi në kampionat. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter

You may also like