Anglia ia bllokon të gjitha asetet Abramovichit – këto janë efektet e mëdha negative për Chelsean

by admin
Spread the love

Sot në mëngjes, Qeveria e Anglisë ka vendosur që do t’i vendos sanksione pronarit rus të Chelseat, Roman Abramovich, duke ia bllokuar të gjitha asetet që ai i posedon në Britanin e Madhe. Pronari rus Abramovich është i përfshirë në bisedimet për paqe ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, shkruan Insporti.com.

Sanksionet i janë vendosur multi-miliarderit për shkak raporteve të mira me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Abramovich ditë më parë ka bërë të ditur se ka vendosur ta shes klubin e Chelseat për çmimin katër miliardë dollarë.

Megjithatë, pas këtij vendimi shitja e klubit nuk mund të ndodhë deri në një vendim të radhës.

Klubi i Chelseat mund të zhvillojë veprimet e tij me një licencë speciale të lëshuar nga Qeveria e Anglisë.

Po ashtu, bileta nuk mund të shiten dhe në stadium mund të shkojnë vetëm ata që kanë biletën vjetore për të parë Chelsean në Stamford Brigde dhe në stadiumet tjera.

Ai kishte blerë klubin e Chelseat në vitin 2003 për shumën e 150 milionëve eurove dhe që nga ajo kohë, klubi londinez ka fituar 19 tituj. /Insporti.com/

You may also like