Anglia e kthen në stërvitore me Maqedoninë e Veriut, Franca “kursen” Greqinë

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut rezultoi “kafshatë e lehtë” për Anglinë në sfidë ne zhvilluar në “Old Trafford”, që përfundoi me fitoren e thellë 7-0 të vendësve.

“Tre Luanët” e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, të cilën e mbyllën në epërsi të trefishtë falë golave të Harry Kane, Saka dhe Rashford.

Në fillim të fraksionit të dytë e tundi edhe dy herë të tjera rrjetën Saka, i cili meritoi të merrte topin në shtëpi.

Në të 64-tën i erdhi radha Kalvin Philips-it për të dërguar topin në rrjetë, për të ardhur më pas te goli i dytë personal i Kane. Anglia e kryeson Grupin C me 12 pikë të plota.

Në këtë takim u aktivizuan titullarë tre lojtarë me origjinë shqiptare, Alioski, Bardhi dhe Ademi, ndërsa Bejtullai hyri në fushë në filli të pjesës së dytë.

Nuk gabon as Franca, që fitoi 1-0 me Greqinë në “Stade de France” falë golit me penallti të Kylian Mbapessë. Në fakt, sulmuesi i PSG-së e humbi 11-metërshin, por kryesori e përsëriti për shkak se një lojtar i Greqisë u fut para kohe në zonë në momentin e ekzekutimit të penalltisë.


Top Channel

You may also like