Angli-Shqipëri, krenari kuqezi në mitikun Wembley

by admin
Spread the love

Shqipëria me kokën lart në mitikun Wembley (20:45), pa presionin e rezultatit (sepse humbja përballë “Tre Luanëve” do të ishte krejt normale) dhe me dëshirën për një sukses historik, pse jo për të mbajtur hapur mundësinë për ta mbyllur këtë fushatë në vendin e dytë.

Duket një “Mission Impossible”, sepse Anglia, një nga përfaqësueset më të mira në botë, na ka mposhtur në çdo përplasje të mëparshme dhe Polonia vështirë të humbë në një nga dy takimet e fundit me Andorrën apo Hungarinë, apo të marrë dy barazime radhazi.

Ndoshta është pikërisht ky fakt, pra pritshmëria e ulët, që kuqezinjtë të zbresin në fushë pa emocionet negative, por me krenarinë kuqezi në një impianti gjigant me 95 mijë të pranishëm.

Reja do të guxojë, jo sepse Shqipërinë e mban ende matematika në lojë, por sepse sfida të tilla të vijnë rrallë në karrierë. Në konferencën për shtyp, tekniku italian reflektoi qetësi, madje edhe optimizëm, duke u kujtuar anglezëve se përballë bashkëkombësve të tij, Mancini dhe Capello, kanë dështuar.

Shqipëria praktikisht e ka arritur objektivin minimal që kishte në këto eliminatore, të linte pas një mes Polonisë dhe Hungarisë. Mjafton fitorja me Andorrën, në ndeshjen e fundit, që të mos cënohet vendi i tretë. Që në nisje të eliminatoreve trajneri Reja, por edhe FSHF e ka bërë të qartë se po punohet për Euro 2024. Në këtë fushatë hedhur një hap shumë i madh drejt këtij objektivi me konfirmimin e emrave të tillë si Broja, Bajrami apo Kumbulla. Priten dhe të tjerë./Super Sport/


Top Channel

You may also like