Angli/ Kontrolli shtëpive të barit nga shqiptarët, dhune ekstreme e pengmarrje

by admin
Spread the love

Gazeta Daily Mail i ka kushtuar një investigim pjesës së padukshme të shtëpive të barit të Angli kontrolluar nga shqiptarët.

Nga disa video publikuar në “Tik Tok” kjo gazetë dëshmon nivelin e lartë të dhunës të përdorur ndaj atyre të cilën grabisin shtëpitë e barit.

Daily Mail sjell rastin e dy shqiptarëve të marrë peng e te goditur ne mënyrë barbare për te treguar se si grabitën shtëpinë e barit të disa shqiptarëve të tjerë.

Pasi janë gjetur dhe torturuar dy shqiptarët njëri nga veriu e tjetri nga Elbasani, janë marrë në pyetje nga “bosi” shtëpisë së barit me origjinë nga Elbasani.

Njëri prej dy shqiptarëve të marrë peng e ka buzën të carë dhe dhëmbët e thyer pasi është rrahur nga ata që e morën peng.

E gjitha kjo dhunë është filmuar e hedhur në Tik Tok si një mesazh për të tjerët që do të tentojnë të grabisin shtëpitë ku kultivohet kanabis.

Në një tjetër video siguruar nga Daily Mail shihen pesë djem të ri shqiptarë që mbajnë në duar thika dhe sëpata duke thënë se po bëhen gati për grabitje.

Shkrimi sjell edhe rastin e një shqiptari të vrarë brenda një shtëpie bari ndërsa i vëllai mbeti i plagosur.