Anglezi kampion i turneut “Dita e Pavarësisë”

by admin
Spread the love

Në qytetin e Junikut është mbajtur Turneu i pingpongut “Dita e Pavarësisë” i organizuar nga Federata e Pingpongut, Klubi Juniku dhe Komuna e Junikut ku kishte numër të madh të pjesëmarrjes me mbi 120 lojtarë, përfundoi me fitore dramatike të lojtarit të ri të Priping Nahom Asgedom kundër prizrenasit Kreshnik Mahmuti.

Turneu i pingpongut të Ditës së Pavarësisë i organizuar për nderë të ditës së pavarësisë së vendit filloi me intonimin e himnit të Kosovës dhe Shqipërisë dhe vazhdoi me nga një fjalë rasti nga nikoqiri I turneut Kryetari i Junikut z. Ruzhdi Shehu dhe Kryetari i klubit Juniku Burim Kuçi si dhe Sekretari Gjeneral i FPPK-se z. Fadil Luta, për të vazhduar me hapjen zytrate të turneut. Turneu u mbajt në palestrën sportive Ereniku në komunën e Junikut, ku lojtarët shfaqën aftësitë, teknikat dhe taktikat e tyre në lojën e pingpongut.

Turneu ishte në një konkurrencë të ashpër me momente thumbuese, si tëk vajzat ashtu edhe tek djemët, ku pas një dite të gjatë me shumë ndeshje më të mirët u plasuan në gjysëmfinale.

Në gjysëmfinalën e parë përforrcimi i KPP Priping Nahom Asgedom e mposhti lojtarin Fati Karabaxhaku me rezultat 3 me 1, ndersa ne gjysëmfinalen e dytë Kreshnik Mahmuti mposhti Blendi Hajdarin për të siguruar biletën e finales.

Në finale në një atmosferë të mire sportive të krijuar nga përkrahësit e kampionit Kosovar Kreshnik Mahmuti, dukej se prizrenasi ishte me i motivuar për fitore ku arriti të kaloj 2 me 0 në epërsi, kundër anglezit Nahom Asgedom, dhe kur dukej se çdo do të përfundonte në të mirë të Kreshnikut, anglezi arriti të dëshmoi aftësinë e tij duke kthyer rezultatin nga 2 me 0 në 3 me 2 ne favor të tij, për t’u shpallur kampion i turneut Dita e Pavarësisë 2023.

Nahom dëshmoi aftësinë e tij pasi përfundoi ditën duke shënuar 9 fitore gjatë gjithë turneut ku edhe mposhti lojtarët më të mire të Kosovës.

Ndarjën e medaljeve e bëri Kryetari i Junikut z. Ruxhdi Shehu i cili ju dëshiroj suksese edhe në turnet e ardhshëm triumfuesve të turneut.   

Duke folur për fitoren e tij, Nahom Asgedom tha: “Jam i lumtur që jam këtu (në Kosovë) dhe të shoh gjitha festimet e Ditës së Pavarësisë dhe të luaj në ketë turne gjithashtu, një atmosferë e mire në turne ku arrita ta përmbys rezultatin nga 2:0 qe isha tu humbur, por u riktheva, e menaxhova të luaj me mirë dhe fitova në fund , ky ishte një turne i mirw”, u shpreh kampioni 

Kryetari i klubit Priping Kastriot Orana u shpreh se turneu i pingpongut të Ditës së Pavarësisë ia shton edhe një trofe klubit të pingpongut Priping nga Prishtina dhe motivon lojtarët e Priping që të vazhdojnë me përgatitjet për turneun e radhës si dhe në garat ekipore që pritet të fillojnë gjatë muajt mars.

“Edhe një trofe në kabinetin e trofeve të klubit tonë iu shtua me triumfimin e lojtarit tone në këtë turne.

Ne patëm disa lojtarë nga Prishtina në turne si Yll Dragidella, Elvedin Collakoviq, Leart Beqiri, Orhan Kurtesh, Petrit Dragidella, Atakan Ilias dhe të gjithë treguan se janë të përgatitur dhe në rrugën e duhur për garat ekiporë që do të fillojnë gjatë muajt mars”, – u shpreh Orana pas turneut.

You may also like