Angelina Jolie mezi i mbanë lotët gjatë fjalimit emocionues për dhunën ndaj femrave

by admin
Spread the love

Angelina Jolie ka bërë një vizitë në Capitol Hill të mërkurën për të ndihmuar një grup të senatorëve të prezantojnë një version të ri të Ligjit për dhunën ndaj femrave në SHBA, ndërsa mezi i ka mbajtur lotët në fjalimin e saj emocional.

Aktorja, e cila në Washington mori edhe vajzën e saj, Zahara, u pushtua nga emocionet kur iu drejtua gazetarëve në konferencën për shtyp dhe dënoi “heshtjen” e Kongresit për këtë çështje, sepse ata nuk e kishin miratuar sërish draftin për gati një dekadë.

“Më së shumti dua t’i nderoj fëmijët që janë të tmerruar dhe vuajnë në këtë moment, si dhe për shumë njerëz për të cilët ky ligj vjen shumë vonë”, tha aktorja me një zë që dridhej.

“Femrat që kanë kaluar nëpër këtë sistem me pak ose aspak mbështetje, vazhdojnë të vuajnë dhimbje dhe trauma për shkak të abuzimit. Të rinjtë që i kanë mbijetuar abuzimit dhe janë bërë më të fortë, jo për shkak të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, por përkundër tij”.

“(Dua t’i nderoj) edhe femrat dhe fëmijët të cilët kanë vdekur, ndërsa kanë mundur të shpëtohet”, ka vazhduar bukuroshja hollivudiane.


You may also like