Angela Price Aggeler konfirmohet si ambasadore e re amerikane në Shkup

by admin
Spread the love




Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se do ta ndërrojnë ambasadoren e tyre në Shkup. Në vend të Kate Marie Byrnes, në kryeqytetin e Maqedonisësë Veriut do të shërbejë Angela Price Aggeler. Ambasadorja e re ka deklaruar se angazhohet për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut që të zhvillojë një strategji kombëtare ku do kërkohet përgjegjësi nga personat e korruptuar” si dhe për të rritur rezistencën ndaj ndikimeve të jashtme keqdashëse, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën.

“SHBA dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë prioritete të përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e qeverisjes së mirë. Do të inkurajoj reformat në drejtësi dhe do t’u bëj thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të promovojnë transparencën në hetimin e akuzave për abuzime”, ka thënë ajo.

Angela Price Aggeler, një anëtare karriere e Shërbimit të Jashtëm të Lartë me gradën Ministre-Këshilltare, kohët e fundit shërbeu si e ngarkuar me punë ad përkohshme e misionit të SHBA-së në Pakistan, dhe më parë si Zëvendës Shef i Misionit. Para kësaj ka qenë Ministre Këshilltare për Çështjet Publike në Ambasadën e SHBA-së në Paris, Francë. Ajo shërbeu si Ushtruese e detyrës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Byronë për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore dhe Zyrën e Përfaqësuesit Special për Afganistanin dhe Pakistanin në Uashington. /SHENJA/


You may also like