Angazhimi i Filipçes – “betejë” potenciale liderësh në LSDM?! – Shqip

by admin
Spread the love

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, duke komentuar angazhimin e ish-Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, si bartës liste në Njësinë e katërt Zgjedhore, ka theksuar se bëhet fjalë për “betejë” potenciale liderësh në LSDM, pas përfundimit të zgjedhjeve. Sipas Nikolovskit, ai duhet të përgjigjet për shumë çështje gjatë punës së tij si Ministër i Shëndetësisë.

“Sipas paraqitjes së parë publike, mund të them se bëhet fjalë për “betejë” potenciale se kush do ta marrë drejtimin e LSDM-së pas zgjedhjeve. Kjo është ajo që flitet në njësinë e katërt zgjedhore, se pas zgjedhjeve dëshiron kreun e LSDM-së dhe për këtë shkak hyn në garën zgjedhore. Por, kjo është cështje e LSDM-së, por opinioni është I interesuar që të dijë se përse Venko Filipçe nuk ishte I pranishëm në publik disa vite. Duhet të përgjigjet lidhur me spitalin modular në Tetovë, vdekshmërinë e lartë në Maqedoni nga covid-pandemia, rolin e tij gjatë furnizimit me vaksina, si dhe për rolin e tij në procesin e privatizimit të sterilizimit në institucionet publike shëndetësore në Maqedoni dhe nëse ka bërë tentativa që një spital privat I vendit t`i shitet një biznesmeni nga Shqipëria”, tha Aleksandar Nikolovski.

You may also like