“Anëtarët e karteleve të drogës kanë pasaporta të Maqedonisë”, Mickoski flet për vrasjen e dyfishtë në Shkup

by admin
Spread the love

Nuk kemi ndarje të qartë mes atij që duhet ta ndjek krimin dhe atij që duhet të jetë partner me krimin. Për fat të keq, tek ne ai që duhet ta ndjek krimin, është partner me krimin, këtë e tha mes tjerash në komentin e tij për vrasjen e dyfishtë në Shkup, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Micksoki thotë se Maqedonia është vend i krimit.

“Kur gjysma e anëtarëve të karteleve të Ballkanit me drogë kanë pasaportë maqedonase, që i janë dhënë këtu, atëherë është normale që krimi të ketë shtet të vetin. Për fat të keq, kjo është Maqedonia jonë. 300 metra nga qendra e Shkupit, të ndodhë një vrasje e tillë, precize. Njerëz me pushka automatike të shëtiten, dhe jo një por 4, e përsëris, 300 metra larg nga qendra e kryeqytetit edhe në kinematografitë më të këqija nuk mund ta shihni, por ja për fat të keq, shumë dëshmitarë atë ditë, në atë lokal apo në rrethinë kanë parë se si realizohet ekzekutim brutal i njerëzve, 300 metra larg qendrës së kryeqytetit, në Shkup”, tha mes tjerash Mickoski./tv21.tv

You may also like