Anelka shigjeton yjet: Karriera e Ronaldos dhe Messit ka marrë fund

by admin
Spread the love

Në një intervistë të dhënë për “Rmc Sport”, Nicholas Anelka ka deklaruar se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë “fajtorë” sepse kanë dashur që të qëndrojnë në majë për një kohë të gjatë dhe nuk kanë dashur të pranojnë rënien në formë dhe cilësi që sjell vetë koha.

“Karriera e Cristiano dhe Leo ka marrë fund. Mendoj që të dy duhet të jenë shumë të kënaqur për atë që kanë bërë në 15 vitet e fundit, por kjo është ajo që i ndodh atij që kërkon të luajë për shumë vite në nivele të larta. Në moshën e tyre duhet të pranonin sfida më pak impenjative. Unë e lashë futbollin 36 vjeç, por kur isha 32 luaja në Kinë”, ka thënë Anelka.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave të rëndësishme (PSG, Arsenal dhe Chelsea) ka thënë se ka mbetur i zhgënjyer më shumë nga Messi se sa nga Ronaldo.

“Të dy kanë qenë më të mirët për 15 vite dhe kjo ishte diçka e madhe. Personalisht më ka zhgënjyer më shumë Messi se Ronaldo, mendova që Leo do të shëtiste në Francë dhe Ronaldo do të kishte më shumë vështirësi në Angli, sepse mendoj që Premier League është kampionati që kërkon më shumë impenjim”, ka përfunduar Anelka. / Oversport.tv

Foto: Arsenal Facebook

You may also like