Andrej Veljanoski fitues i turneut ndërkombëtar të shahut “Vizioni M 2023” – Shqip

by admin
Spread the love

Në kategorinë e femrave Eglentina Shabanaj ishte më e mira

Me ndarjen e dhuratave për më të mirët, përfundoi turneu i tretë ndërkombëtar i shahut “Vizioni M 2023” që u oraganizua nga klubi i shahut Anpasan, në bashkëpunim me Shoqatën për kulturë Vizioni M, në hapësirat e hotel Scardus në Kodrën e Diellit.

Fitues i edicionit të tretë doli Andrej Veljanoski, para Toni Lazovit në vendin e dytë dhe Lorenc Rama në vendin e tretë, ndërsa Korab Saraçi  doli i katërti para kampionit të Kosovës Nderim Saraçi,që doli i pesti. Pesë lojtarët e parë krahas Kupave, medaljeve dhe diplomave  iu ndanë edhe shpërblime me të holla.

Në kategorinë femrave më e mira u shpall Eglentina Shabanaj 14 herë kampione e shqipërisë, ndërsa lojtari më moshuar u shpall Mamut Xheladini

Organizatori ndau plaketa të veçnta pë Shoqatën për kulturë Vizioni M, shoqatën e arbitrave të shahut dhe për pronarin e hotel Scardus. Me Diplomë dhe medalje  ë veçantë u nderua edhe ekipi i TV Klan Maqedoni, për kontributin e dhënë në afirmimin e shah-ut. /KlanMacedonia

 

You may also like