Andreazzoli i ka “orët e numëruara”, Empoli gati për trajnerin e “mrekullive”

by admin
Spread the love

Vetëm tri fitore në 20 javë kampionat dhe vendi i parafundit në renditje. Kjo është rezymeja e këtij sezoni të skuadrës së Empoli, teksa deri më tani kanë grumbulluar vetëm 3 pikë në tetë ndeshjet e fundit në kampionat, me disfatën, 2 me 1 në Verona në përballjen direkte për “mbijetesën”, që pritet t’i kushtojë vendin e punës, teknikut, Aurelio Andreazzoli.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane 70-vjeçari, i cili u rikthye në stolin e Empoli, 19 shtatorin e kaluar për herë të katërt gjatë karrierës si trajner, i ka orët e numëruara, teksa përfilet, që në pankinën e “skuadrës së shqiptarëve” do të vijë i ashtuquajtri, “traneri i mrekullive”, Davide Nicola.

Në sezonin 2012-2013, Nicola ngjiti skuadrën e Livorno në Serie A, ndërkohë që në gushtin e vitit 2016 u emërua trajneri i skuadrës së Crotone,  suadër që po përgatitej për sezonin e parë në histori në elitën e futbollit italian, teksa arriti të mbajë këta të fundit, për një sezon, në Serie A, pavarësisht nisjes së keqe të sezonit, ku grumbulloi vetëm 9 pikë, pas fazës së parë të sezonit.

Të njëjtën “mrekulli” realizoi edhe me skuadrën e Salernitana në edicionin 2021-2022, ku më 15 shkurt të vitit 2022 nisi punën në “Stadio Arechi” në një moment kur përveç tij nuk besonte askush tjetër te qëndrimi në Serie A, me ekipin, që ishte në vendin e fundit, teksa në fundin e sezonit Salernitana e tij e mbyllte sezonin me një pikë më shumë se Cagliari, duke siguruar sërish elitën tashmë, “magjia” e radhës pritet, tek Empoli, që shpreson të shpëtojë dhe të jetë sërish pjesë e më mirëve në Itali në sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al

You may also like