Andreazzoli e ka me arbitrat: Po nuk kanë ndjeshmëri, le të ndryshojnë punë

by admin
Spread the love

Trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli është shfaqur i tërbuar pas ndeshjes ku nuk i kurseu kritikat ndaj arbitrimit. Ai foli për mediat pas humbjes ku ndër të tjera tha se ndeshja u vendos nga gabimet arbitrale.

“Në fushë janë forcat dhe faktet ato që vendosin. Ndëshkimi i parë i Lupertos ishte deçizive, unë isha vetëm dy metra larg dhe pashë gjithçka. Faulli në fakt duhej të jepej kundër, edhe gjyqtari i katërt ishte aty dhe unë mendova se ndante të njëjtin mendim me mua, por s’mund ta them më këtë gjë.

Kjo situatë ka ndikuar shumë në ndeshje, të luash me 10 lojtarë kundër kësaj skuadre është shumë e vështirë. Djemtë megjithatë luajtën mirë, nuk u dorëzuan kurrë. Me vjen keq për 10 sekondat e fundit, pasi ishim duke krijuar një sulm ndërsa Fiorentina ishte në vështirësi, por arbitri nuk na lejoi të vazhdonim.

Unë i kuptoj gabimet, jam i pari që i kam bërë. Por në çdo profesion ndjeshmëria nuk mund të mungojë, ata që nuk e kanë këtë gjë më mirë të ndryshojnë punë. Arbitrazhi është i vështirë, por ndjeshmëria nuk mund të mungojë përndryshe gjërat nuk funksionojnë.

Nuk e kuptoj pse duhet të fishkëllesh fundin e ndeshjes 5 sekonda më parë. Ne treguam ndjeshmëri gjatë ndeshjes, kur Gonzalez u lëndua, nxorëm topin jashtë. Përkundrazi, me ne nuk ndodhi. Kjo është ndjeshmëria që ne duhet t’u ofrojmë dhe t’u mësojmë fëmijëve tanë”. /oversport.tv

You may also like