Andi Lila: Tirana gaboi strategji, Devid lojtari më i dobët i sfidës

by admin
Spread the love

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare dhe Tiranës, Andi Lila, që komentoi ndeshjen Dudelange-Tirana bashkë me Alban Xhihanin në Oversport dhe Tibo ka analizuar paraqitjen e skuadrës bardheblu pas humbjes minimale 1-0 në debutimin në Champions.

“Bekaj ka bërë një paraqitje të mirë. Mendoj që ishte lojtari më i mirë i Tiranës dhe nuk kishte faj te goli. Behiratçe ka luajtur më mirë nga mbrojtësit, ndërsa lojtarët e tjetër të prapavijës kanë zhgënjyer, pasi pritej më shumë nga ata.

Aleksi qarkulloi topin por nuk arriti që të lidhë repartet, ndërsa Totre dhe Limaj nuk arritën që të shtynin para dhe të godisnin portë. Seferi u mundua që të bëjë diçka në sulm, Xhixha nuk shfaqi dot më të mirën, ndërsa Dejvid ishte lojtari më i dobët i kësaj ndeshjeje.

Besoj se Tirana duhet të ndërhyjë në merkato që të p[përforcojë akoma më shumë skuadrën, pasi dihet që kualifikimi në Europë sjell shumë të ardhura për klubin. Megjithatë jam i bindur që Tirana mund ta përmbysë ndeshjen në “Air Albania” edhe me ndihmën e tifozëve.

Shehi duhet të mendojë strategji të reja, sepse të gjithë shqiptarët kërkojnë që Tirana të kualifikohet në turin tjetër të Championsit”, ka thënë ish-kapiteni i Tiranës. / Oversport.tv

You may also like