Anderson te Juve – Shqip

by admin
Spread the love

Futbollisti Felipe Anderson raportohet se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Lazio.

Anderson duket se ka vendosur të mbyll aventurën tek “lacialët”, por jo me Serie A.

Sipas medieve italiane, e ardhmja e lojtarit do të jetë tek gjiganti italian, Juventus.

Torinzët synojnë që gjatë kësaj verë, ta blejnë Anderson-in të cilin prej kohësh janë duke e vëzhguar.

Madje, siç raportohet, tashmë Juve i ka paraqitur një ofertë Felipe Anderson për tre vjet për çmimin 3.3 milion euro në sezon.

Lojtari ka treguar performancë të lartë këtë sezon të garave dhe tashmë Andreson konsiderohet një nga lojtarët kryesor te Lazio.

You may also like