Ancelotti: Vinicius është serioz dhe inteligjent, Lunin na jep besim

by admin
Spread the love

Carlo Ancelotti foli me superlativa për skuadrën e tij pas fitores së fundit me Osasunën (4-2).

Fitorja e 200-të: “Shumë krenarë për të gjitha fitoret. Luajtëm mirë dhe ato janë tri pikë të rëndësishme. Ne po shkojmë në pushimin e shkurtër të kampionatit më mirë se kurrë.”

Forma e Vinicius Junior: “Ai është një lojtar vendimtar, për gjithçka që kontribuon. Mund të kishte shënuar më shumë gola. Është efektiv në gjithçka. Ka shumë presion, të cilin duhet ta kontrollojë pak më shumë. Nuk i thashë ndonjë gjë të veçantë, vetëm se loja e tij ishte e jashtëzakonshme. Rivalët ishin korrektë, e goditën, por me sportivitet. Ai do të përmirësohet sepse është një djalë serioz, i përulur dhe inteligjent”.

Lunin: “Kemi zbuluar një portier që na jep besim. Do të shohim se si do të kthehen Courtois dhe Militao pas dy dëmtimeve shumë të rënda. Nuk jemi me nxitim.”

Brahim Diaz: “Ai mund të mbulojë shumë mirë disa pozicione. Lëvizshmëria e këtij sulmuesi na jep shumë gjëra dhe është e vështirë për rivalët”./ Super Sport


Top Channel

You may also like