Ancelotti: Tchouameni është spektakolar si mbrojtës

by admin
Spread the love

Real Madridi është goditur këtë sezon me lëndime serioze të lojtarëve, dhe së fundmi është pa disa prej futbollistëve kyç.

Jude Bellingham pësoi lëndim në ndeshjen e fundit kundër Gironas, kurse të lënduar janë edhe mbrojtësit si Antonio Rudiger, David Alaba dhe Eder Militao.

E si pasojë e mungesës së Rudiger, Alaba e Militao, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, si opsion emergjent po luan me Aurelien Tchouamenin si mbrojtës.

Tchouameni ishte edhe mbrëmë kundër RB Leipzigut në rolin e mbrojtësit, dhe sipas Ancelottit, ai është spektakolar në atë pozitë.

“Tchouameni është spektakolar si qendërmbrojtës. Ai është shumë i mençur. Unë i thash Aurelien se ai luajti në atë pozitë sepse ishte një emergjencë. Tani më duhet të gjej një arsyeje tjetër që të luaj me të në atë pozitë, le të shohim”, tha Ancelotti. 

You may also like