Ancelotti për të ardhmen e Modric: “Nuk e di nëse do të dëshirojë të qëndrojë në Real Madrid si zëvendësues…”

by admin
Spread the love

Goli i Luka Modric ishte vendimtar të dielën në mbrëmje për t’i dhënë Real Madridit fitoren ndaj Sevillas në ndeshjen e La Liga spanjolle, por e ardhmja e veteranit të mesfushës kroate në Bernabeu duket shumë e pasigurt.

Kontrata e tij skadon sërish më 30 qershor, një situatë e përjetuar tashmë sezonin e kaluar, e cila tashmë dukej si një lamtumirë dhe që në fund e pa Modric të zgjasë marrëdhëniet e tij me klubin kryeqytetas.

Në përpjekje për të sqaruar këtë çështje, trajneri i tij Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp: “E gjitha është në dorën e tij, varet nga ai si Kroos dhe Nacho. Ai është një djalë i mirë, shumë modest, e dua por nuk e di nese deshiron te mbetet ne rolin e zevendesuesit.

Si mund ta ndihmoj? E vështirë…

/GazetaBlic Sport

You may also like