Ancelotti: Mund të shkonte më keq, Benzema është lojtari më i mirë në botë

by admin
Spread the love

Vetëm bilbili final i dha fund spektaklit midis Manchester Cityt dhe Real Madridit në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Pas ndeshjes tekniku italian i Realit, Carlo Ancelotti u shpreh optimist për atë që ndodhi në fushën e lojës.

Ai pranoi se mund të kishte shkuar edhe më keq për Realin e tij. Duke ngritur në pisedesal Karim Benzema e duke mbajtur fort shpresat se publiku në Bernabeu do të jetë një shtysë e madhe, Ancelotti beson se në kthim, galaktikët do të kompletojnë përmbysjen.

“Mund të shkonte edhe më keq, varet se si i shohim gjërat. Ishte një ndeshje e bukur. Të gjithë tifozët e futbollit panë një spektakël të bukur, me shumë gola, kualitete, por edhe shumë gabime.

E nisëm keq ndeshjen por më pas ditëm të ktheheshim, të shënonim 3 gola dhe të mbanim kualifikimin të hapur. Në Spanjë kemi armën tonë të fortë që janë tifozët.

Sa i përket Benzema, nuk di nëse do të fitojë “Topin e Artë”, por di se është lojtari më i mirë në botë për momentin. Nuk shoh njeri tjetër me cilësitë dhe efikasitetin e tij”.

Real Madrid dhe Manchester City takohen përsëri javën e ardhshme për gjysmëfinale e kthimit dhe për të përcaktuar se cila do të jetë skuadra që do të arrij e para finalen e madhe të Champions League. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like