Ancelotti merr lajmin e keq, sa do të mungojë mbrojtësi i Realit

by admin
Spread the love

Tjetër lajm i keq për Realin e Madridit. Braziliani Militao ka dëmtuar ligamentin e kryqëzuar të gjurit dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Carlo Ancelottit u lëndua në ndeshjen e kundër Athletic Bilbaos. Dhe la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 50′.

Sipas ekzaminimeve të specializuara, 25-vjeçari do të mungojë për një kohë të gjatë. Rikuperimi i lojtarit të prapavijës pritet të zgjatë rreth 6 muaj. Çka do të thotë dhe Ancelotti, pas Thibaut Courtois duhet të bëjë pa një tjetër titullar për më shumë se gjysmën e sezonit.

Vetë klubi ka konfirmuar lajmin e keq, duke specifikuar se Militao do t’i nënshtrohet një operacioni. Dhe më pas do të nisë menjëherë fazën e rikuperimit. Në rastin më të mirë mund të kthehet në fundin e muajit shkurt ose në fillimin e muajit mars.

Dëmtimet në gju konsiderohen si më të rëndat në futboll dhe për futbollistin latin është një lajm tepër i keq. Por edhe për italianin Ancelotti dhe tifozët e Realit të Madridit.

Pavarësisht se luante në një transfertë të vështirë, “Los Blancos” e nisë edicionin e ri në La Liga me një sukses të pastër 0-2 (Rodrygo, Bellingham)./Shqip


Top Channel

You may also like